HomePolitikë

Përfaqësuesit e opozitës takim me delegacionin e Venecias

Sapo ka nisur takimi mes Delegacionit të Venecias dhe përfaqësuesve të opozitës. Ky takim do të ketë në qendër çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Në takim ndodhet kryedemokrati Lulzim Basha, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, Sekretari i Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi dhe ish deputeti Oerd Bylykbashi.

Pas takimit pritet të ketë një komunikim me mediat kreu i Partisë Demokratike, Basha.

Sot gjithashtu pritet që delegacioni i Venecias do të takohet me kreun e KED, Ardian Dvorani.

Dje ekspertët e Venecias patën axhendë të ngjeshur takimesh me Presidentin e vendit, Ilir Meta, kryeparlamentarin Ruçi, përfaqësuesit e komisionit hetimor dhe Arta Vorpsin.

vasili
basha
basha1
basha2
basha3

M.H/ GotaNews


TË NGJASHME