HomeShëndeti

Përfitimet e kastravecit për lëkurën tuaj

E kemi thënë edhe më parë që fytyra meriton një përkujdesje të veçant nga ana jonë. Duke bërë maska të ndryshme në shtëpi. Më poshtë do t’ju tregojmë një rutinë të thjeshtë popullore dhe shumë e preferuar për shumë vajza: maskë për fytyrën me kastravec. Mësoni në lidhje me përfitimet që do të keni dhe si mund ta bëni atë në shtëpi.

Metoda:

Së pari merni një kastravec edhe kalojeni në blender deri sa formohet një masë e njëllojtë. Më pas e kaloni në një tas duke e kulluar e duke hequr cdo pjesë të madhe që ka ngel pa u coptuar edhe farat. Më pas aplikojeni këtë pastë në fytyrë të pastër edhe e lini të qëndroj 15 minuta. Më pas shpërlajeni me ujë të rrjedhshëm edhe e lini të thahet. Gjithashtu ju mund të shtoni dy lug xhel aloe vera në përzjerjen tuaj.

Përfitimet shëndetësore të kastravecit dhe perdorimet e tij

Përfitimet!

Gjëja e parë që bën kjo mask me kastravec është që hidraton lëkurën sidomos për personat që kanë një lëkur të thatë. Dihet gjithashtu që ndihmon për zonen rreth syve duke parandaluar enjtjet dhe rrathët e zinj. Gjithashtu kastraveci ndihmon lëkurën tuaj nga skuqja dhe inflamacioni duke zgjidhur problemin e ankeve. Kjo maskë është e domosdoshme për ata që kërkojnë të shmangin plakjen e parakohshme të lëkurës.

Një maskë e nevojshme për fytyrën me yndyrë - Telegrafi

TË NGJASHME