HomeTeknologji

Përfitimet e Samsung bien me 60% për këtë 3-mujor

Gjigandi teknologjik i Koresë së Jugut tha të premten se pret që fitimi operativ për tremujorin e parë do të ketë rënie me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kompania vlerësoi të premten se fitimi operativ për tre muajt e parë të vitit 2019 do të jetë gjithsej 5.4 miliardë dollarë, më i ulët se pritjet e analistëve, të cilët I kishin gjithashtu të ulëta. Kompania pret të raportojë një rënie të shitjeve prej rreth 14% kur të ardhurat e plota botohen më vonë në prill.

Tregu global për telefona u tkurr më shumë se 4% në 2018 dhe mund të tkurret përsëri këtë vit, sipas firmës hulumtuese të tregut IDC.
Një sërë faktorësh po dëmtojnë industrinë, me tregjet gjithnjë e më të ngopura, konsumatorët që zëvendësojnë më rrallë telefonat e tyre dhe frustrimin mbi çmimet në rritje.


TË NGJASHME