HomeSport

Performanca e dobët, Milan drejt Serie B?!

Humbja ndaj Romës, ishte një sinjal i qartë që Milan edhe pas ndryshimit të trajnerit ka humbur identitet dhe nuk po arrin ta rifitojë formën e kohëve më parë.

Tekniku i ri Pioli, nuk po arrin të nxjerri më të mirën nga ekipi dhe 1 pikë në 2 ndeshje është minimumi nga ajo çfarë të gjithë prisnin. Milan tashmë renditet në vend të 12 dhe ndodhet vetëm 3 pikë larg “zonës së ftohtë”.

Veç kësaj edhe kalendari i ndeshjeve nuk favorizon aspak “djallin”. Ndeshjen e ardhshme, në San Siro do të paraqitet Spal dhe menjëherë pas tyre, do të vazhdohet me disa përballje “ferri”, ku kemi Lazio, Juventus e Napoli.

NDESHJET

Tifozët janë të zhgënjyer e të pakënaqur me formën e ekipit dhe me debutimin e teknikut Pioli. Ata kanë filluar të shpërndajnë hashtagun “#Pioliout” dhe kërkojnë ndryshime drastike në ekip.
5 humbje në 9 ndeshje janë shqetësuese dhe me këto rezultate, Champions edhe zona europiane jo vetëm janë shumë larg, por kuqezinjtë , bëjnë mirë të ruhen nga rënia e mundshme nga Serie A.

Sfida ndaj Spal, shihet si një sfidë e cila do ta ndihmojë ekipin të ketë një moment lehtësimi dhe në rast të një rezultati pozitiv, do të jetë pozitive dhe për ekipin të përballet edhe me Lazio e Napolin.

Nëse ndeshje kundër Lecces, pavarësisht episodit vendimtar në fund, kishte lënë të shikohej një dritë të vogël në fund të tunelit, në “Olimpico” kuqezinjtë ka rënë pre e gabimeve të përhershme, duke bërë sërish një tjetër hap prapa. Siç pranoi edhe vetë trajneri Stefano Pioli, skuadra “luajti keq teknikisht” dhe nga paraqitja mund të shpëtohet vërtet shumë pak.

Dy emra mbi të gjithë: Donaruma dhe Teo Hernandez, të vetmit që duken “lojtarë për Milanin”. Pjesa e mbetur mund të quhet një zhgënjim: Suso dhe Biglia, të pëlqyer nga trajneri, kanë përfunduar në hije, po ashtu si Conti, një lojtar i cili prej kohësh tashmë nuk dhuron paraqitjet e pritura.


TË NGJASHME