HomeShowbiz

Performanca në AMAs, fansat “kryqëzojnë” Selena Gomez

Mbrëmjen e kaluar është mbajtur eventi i famshëm “American Music Awards”, ku kanë marrë pjesë figura të njohura të showbiz-it.

Mes tyre nuk mund të mungonte Selena Gomez, e cila parakaloi në tapetin e kuq me një fustan të shkurtër jeshil.

Selena performoi këngën e saj të re, më të përfolurën e momentit, “Lose You To Love Me”.

Kjo këngë i dedikohet ish-it të saj, Justin Bieber, ndaj duket se Selena e ka pasur të vështirë ta këndojë siç duhet.

Gjatë performancës, fansat kanë menduar se diçka nuk shkon me Selenën, duke e akuzuar edhe për stonature.

Madje, disa prej tyre mendojnë se ajo e ka bërë qëllimisht këtë.

Në Twitter kanë vërshuar postimet e shumta për këngëtaren, ku fansat kanë filmuar performancën live që sipas tyre nuk ishte aty ku duhet.


TË NGJASHME