HomeShowbiz

Performancë elektrizuese, Camilla Cabello dhe Shawn Mendes shkëlqejnë në VMA

Prej disa javësh, Camila Cabello dhe Shawn Mendes janë kthyer në dyshen më të përfolur të showbizit, të cilët nga shokë të ngushtë u kthyen në të dashur sa hap e mbyll sytë.

Ata filluan të fotografoheshin kudo në momente intime dhe duke shkëmbyer me njëri-tjetrin puthje edhe në publik, pa u ruajtur më nga sytë e mediave.


Mbrëmjen e kaluar, Camila dhe Shawn kanë performuar në evenimentin e rëndësishëm “Video Music Awards”, ku kanë ndezur skenën me këngën e tyre tashmë hit, “Senorita”.

Sytë e të gjithëve kanë qenë mbrëmë nga çifti, i cili dhuroi një super performancë ku gati sa s’u puthën!


Ata kënduan shumë pranë njëri-tjetrit, teksa prekeshin dhe shikoheshin në sy, ndërsa në një moment hundët e tyre u bashkuan.




TË NGJASHME