HomeLajmi i Fundit

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë

Një banesë është përfshirë nga flakët në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Ferit Xhajko”.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë rrjedhja e gazit. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje ndërsa policia po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.