HomeLajmi i Fundit

Përfshiu Tahirin në akuzat për drogë, lirohet nga qelia Moisi Habilaj

Gjykata e Apelit të Katanias liron në arrest shtëpie Moisi Habilajn i cili po nga Shkalla e Parë është dënuar me 15 vite burg për trafik droge.

Sipas “MeridioNews” raporton se Gjykata e Apelit të Catanias vendosi të ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për Moisi Habilajn, i afërmi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas mediave italiane, pas daljes nga burgu, Moisi Habilaj do të qëndrojë në arrest shtëpie në San Michele di Ganzaria, aty ku jeton një i afërm i tij.

Moisi Habilaj u dënua me 15 vite burg, si kreu i një organizate kriminale që trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali, rrjet i cili besohet të ketë qarkulluar 20 milionë Euro.

Emri i tij është i lidhur me Saimir Tahirin, ish- ministrin e brendshëm, jo vetëm si i afërm por dhe i dyshuar si bashkëpuntorë në trafik droge, akuza të cilat kanë rënë poshtë nga Tahirit.

This image has an empty alt attribute; its file name is mmmm.jpg

K.S/GotaNews