HomeSport

Përfundon “Euro-21”, Spanja më e mira e Europës

Është zhvilluar dje finalja e Europianit U-21, ku triumfoi përfaqesuesja U-21 e Spanjës. Në finale, skuadra iberike, u përball me Gjermaninë ku arritën të triumfojnë me rezultatin 2-1, duke bërë të vetin për herë të pestë këtë trofe. Ndeshja për spanjollët nisi shpejt dhe në minutën e 7-të, gjetën golin e parë, më anë të Fabian Ruiz.

Futbollisti i Napolit, goditi saktë nga distanca, duke shtangur portierin gjerman. Minutat në vazhdim, prodhuan një rendiment të lartë dhe një lojë të bukur, por me mungesë finalizimi nga ana e te dy skuadrave. Spanja nuk arriti të gjejë golin e qetësisë, ndërsa gjermanët nuk arritën të gjenin golin e barazimit.

Me rezultatin 1-0 u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë, spanjollët u treguan më të saktë dhe në minutën e 69-të, arritën të gjejnë edhe golin e dytë, golin e qetësisë. Dani Olmo ndalin topin në rrjetë për shifrat 2-0. Në minutat në vijim, Gjermania provoi me të gjitha mënyrat për të ndryshuar fatet e sfidës, por ishte e kotë. Në minutën e 88-të, Amiri zgjoi një fije shprese kur ngushtoi shifrat në 2-1, por çdo përpjekje e gjermanëve u shua kur me vërshëllimën e arbitrit të ndeshjes. Në ëktë mënyrën Spanja U-2, ngjitet në majën e futbollit europian.

https://www.youtube.com/watch?v=N-ZHUuf5UIA

TË NGJASHME