HomeSport

Përfundon gjithçka, De Ligt zyrtarizohet te Juventus

Zyrtarisht Matthijs de Ligt është lojtar i Juventus.

Mbrojtësi i talentuar, ka përfunduar ditën e djeshme vizitat mjekësore dhe ka firmosur kontratën me bardhezinjtë për 5 vitet e ardhshme. Transferimi i de Ligt te Juventus u krye për një shifër prej plot 75 milionë eurosh.

Pas largimit nga Ajax, de Ligt do të provojë një aventurë të re më të fortë në Serie A. Ndërkohë, gjatë kohës që do të jetë pjesë e Juventus, de Ligt do të përfitojë rreth 7 milionë euro në sezon, por që rroga e tij mund të shkojë deri në 12 milionë euro, në varësi të bonuseve. De Ligt, pritet të kthehet në një shtyllë të fortë për prapavijën e “Zonjës së Vjetër”, pas pensionimit të Andrea Barzagli.


TË NGJASHME