HomeLajmi i Fundit

Përfundon në përdorimin e thikës sherri mes dy personave, plagoset 62-vjeçari

thike-vrasje

Ka degjeneruar në përdorimin e mjeteve prerëse një sherr mes dy personash në Elbasan, pasditen e sotme, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Mësohet se është qëlluar me thikë një 62-vjeçar i identifikuar si Enver Xhezairi.

Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Syrja Dylgjeri’, ku fillimisht i plagosuri është konfliktuar fizikisht me një tjetër person, Myslym Lecajn, po ashtu 62-vjeç, ndërsa ka qenë ky i fundit që ka nxjerrë thikën duke goditur dy herë Xhezairin.

Paraprakisht dyshohet se sherri ka nisur për motive banale, ndërsa të dy personat janë dërguar në spital, por nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.