HomePolitikë

Përfundon numërimi, konfirmohet kryebashkiakja e Delvinës

Është mbyllur procesi i numërimit të votave për Bashkinë e Delvinës. Kandidatja e PS Majlinda Qilimi do të drejtojë këtë bashki për 4 vitet e ardhshme.

Ajo nuk kishte rival në këtë garë duke marrë 2608 vota. Ndërkohë që në 27 bashki kanë dalë fituesit, në 31 bashki vijon ende numërimi.

Janë shpallur fituesit në Pustec, Konispol, Libohovë, Fushë Arrëz, Memaliaj, Kolonjë, Belsh, Himarë, Roskovec, Poliçan, Vorë, Lushnje, Skrapar, Prrenjas, Mallakastër, Malësi e Madhe, Pukë, Ura Vajgurora, Librazhdi, Gramshi, Divjaka, Bulqiza, Hasi, Vau i Dejes, Kavaja, Delvina dhe Tropoja. 


TË NGJASHME