HomeSport

Përfundon raundi i katërt i Champions League, ja situata në çdo grup

Ka përfunduar mbrëmjen e djeshme edhe raundi i katërt i sfidave në grupe të Champions League. Edhe në ndeshjet e luajtura dje, nuk mungoi spektakli dhe një mori golash. Më poshtë shohim situatën në çdo grup:

Grupi A
Mauro Icardi, pas kalimit te PSG, po kalon një superformë, gjë që e konfirmoi edhe në sfidën ndaj Club Bruge. Mjaftoi një gol i tij për të siguruar fitoren e parizienëve dhe kalimin në fazën tjetër. Real Madrid nga ana tjetër, shpartalloi Galatasaray me rezultatin tenistik 6-0. Tripleta e talentit Rodrygo, një dopietë e Benzema dhe goli i kapitenit Ramos, vulosën fitoren e madrilenëve.

Grupi B
Tottenham u rikthue te fitorja, pas një nisje vërtetë të keqe në fazën në grupe. Londinezët mposhtën me rezultatin 4-0 Crna Zvezdën dhe më në fund, mund të marrin frymë lirisht. Në sfidën tjetër të grupit, Bayern Munich ka prerë biletën për fazën tjetër, teksa mposhti Olympiacos me rezultatin 2-0.

Grupi C
Në ndeshjen që do të përcaktonte forcën e dytë në grup, Dinamo Zagreb dhe Shakhtar Donetsk kanë dhuruar spektakël, teksa kanë barazuar me rezultatin 3-3. Në këtë mënyrë, të dyja ekipet vazhdojnë të jenë një të njëjtën pozitë, me nga 5 pikë dhe ndajnë vendin e dytë në grup. Atalanta, mori pikën e parë në ndeshjet në grup, teksa barazoi 1-1 me Manchester City, që e ka vulosur kualifikimin për më tej.

Grupi D
Atletico Madrid, hedh një hap fals, teksa është mposhtur nga Bayern Leverkusen me rezultatin 2-1 dhe tanimë vendos në rrezik kualifikimin për në fazën tjetër. Në dy ndeshjet e radhës, spanjollët duhet të marrin rezultate pozitive ëpr të vazhduar më tej aventurën europiane. Juventus arrin të fitojë “in extremis” ndaj Locomotiv Moscow, pas një supergoli të Douglas Costa në minutën e fundit të kohës së rregullt dhe vazhdon të udheheqë në grupin D.


TË NGJASHME