HomePolitikë

Përfundon takimi i Bashës me aleatët, Mediu: Ja për çfarë u diskutua

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi sot mbasdite aleatët e tij politik, si pasojë e zhdekretimit të datës së zgjedhjeve nga Presidenti Ilir Meta.

Në përfundim të takimit, kreu i PR-së, Fatmir Mediu, në një prononcim të shkurtër për mediat, u shpreh se opozita i qëndron asaj çka kreu i PD-së tha më herët gjatë ditë së sotme në një konferencë për shtyp dhe se janë të angazhuar për zgjedhje të lira pa Ramën kryeministër.

Pas këtyre zhvillimeve të rëndësishme për vendin, pas qëndrimit të Presidentit të Republikës, besoj që Basha,  në emër të opozitës, e ka shprehur qartësisht qëndrimin  e tij, angazhimin e  opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme pa Ramën kryeministër. Ky është diskutimi që kemi bërë sot.

Qëndrimi ynë është i njëjtë me atë që zoti Basha ka mbajtur në konferencën për shtyp sot. Kjo ka qenë dhe mbetet pjesë e axhendës sonë. Qytetarët do të vazhdojnë qëndresën e tyre deri në fund për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Mediu.


TË NGJASHME