HomePolitikë

Përfundon takimi i Presidentit Meta me aleatët e PD, reagon Shehi

Ka përfunduar takimi i presidentit Ilir Meta me aleatët e PD, takime të ndërmarra për të caktuar datën e re të zgjedhjeve.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, tha se takimi ishte pozitiv, ndërsa shtoi se një datë e re për zgjedhjet do të derivojë nga një marrëveshje politike.

Qe një takim shumë miqësor dhe sipas tezës së presidenti, u munduam që të sqarojmë këtë situatë. E falënderuam për këtë që ka bërë për zgjidhjen e krizës, por gjykojnë se si takimi i parë në këtë situatë kaq të rëndë, idetë janë të përgjithshme. Aksioni opozitar nuk mund të reduktohet. Dita e zgjedhjeve duhet të jetë derivat i një analize tjetër, çfarë duhet të bëjmë që zgjedhjet të jenë të pranueshme.  Mundësia e një marrëveshje politike, që të merren në konsideratë kërkesat e opozitës. Është bërë një hap i vogël në rrugën e duhur. Data do të dalë nga marrëveshja politike. Pa asnjë propozim në tryezë”, tha Shehi.

shehi dhe aleatet (1)


TË NGJASHME