HomePolitikë

Përfundon takimi i Thaçit me delegacionin gjermano-francez

Ka përfunduar takimi që presidenti i Kosovës Hashim Thaci ka mbajtur sot me delegacionin gjermano-francez.

Rreth një orë ka zgjatur takimi i presidentit Hashim Thaci me delegacionin nga Franca dhe Gjermania.

Pas takimit me Thaçin delegacioni do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe krye parlamentarin Kadri Veseli.

Në përbërje të këtij delegacioni francezo-gjermanë ka vetëm zyrtarë përgjegjës për rajonin tonë në ministritë e jashtme të Francës dhe Gjermanisë, të cilët po vijnë në Kosovë për të diskutuar me krerët shtetërorë për Samitin e Parisit.


TË NGJASHME