HomePolitikë

Përfundon takimi me aleatët, Basha tregon hapat që do të ndërmarrë opozita

Ka përfunduar takimi i kreut të PD-së, Luzlim Basha, me aleatët, të mbajtur në selinë blu.

Në një deklaratë për mediat Basha u shpreh se në takim u diskutua rreth përgjegjësive që ka opozita për situatën në të cilën ndodhet vendi, ndërsa ka treguar edhe hapat që do të ndërmarrë opozita në vazhdimin e  aksionit të saj.

Basha u shpreh se opozita do të ofrojë një platformë kombëtare për daljen e  vendit nga kriza, ndërsa shtoi se do te vijojne protestat, por nuk eshte caktuar ende nje date.

Ndërsa u ndal tek Raporti përfundimtar i OSBE, Basha tha se ai tregoi se në Shqipëri nuk ka më institucione dhe se Rama ka varrosur shtetin e së drejtës dhe demokracinë.

Kreu i PD-së theksoi edhe njëherë se e vetmja rrugë për të dalë nga kriza ku është zhytur vendi, sipas tij, është largimi i kryeministrit Rama dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.

“Raporti tregon se këtu ka rënë shteti, ka rënë drejtësia, gjykata ka rënë dhe është shkelur çdo ligj nga kushtetuta deri tek rregulloret e KQZ. Këtu janë përfshirë në shkelje të ligjit të gjithë, nga kryeministri KQZ e numëruesi i thjesht. Raporti tregon se Rama ka varrosur shtetin e  së drejtës, demokracinë dhe duke varrosur këto ka varrosur edh ekonominë, ka varrosur paratë e shqiptarëve në gropat e oligarkisë. Sot ndeshemi me një shtet personat të Edi Ramës që ka zëvendësuar shtetin e së drejtës. Prioriteti jonë është ti japim fund kësaj. E vetmja rrugë për ta bërë këtë janë zgjedhjet e lira e të  ndershme të mbajtura nën kujdesinë një qeverie tranzitore. PS duhet të marrë përgjegjësit për këtë gjendje. Ndodhemi para një momenti kyç për atë që pritet të ndodhë. Në më pak se një muaj e gjysmë Këshilli Europian do vendosë nëse do hapë negociatat me Shqipërinë, dhe negociatat nuk ka shanse të hapen nëse në Shqipëri nuk kryhen zgjedhje të lira e të ndershme, secili të marrë përgjegjësitë e veta. Ne si opozitë kemi folur sot rreth përgjegjësive që kemi dhe në respekt të tyre, siç kemi hedhur disa hapa domethënës, jemi gati të ofrojmë edhe një platformë kombëtare për daljen e  vendit nga kriza sepse gjenda është kaq e rëndë sa largimi i Edi Ramës nuk mjafton”, tha Basha.


TË NGJASHME