HomeRajon

Përfundon takimi online për dialogun Kosovë- Serbi, zbardhen detajet

Ka përfunduar takimi takimi virutar i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç nën praninë e Merkel dhe Macron.

Vuçiç tha se do të diskutojë çdo hap për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ai shtoi se Hoti vendosi ultimatume sa i përket dialogut duke këruar integritet territorial, njohje të ndërsjelltë dhe anëtarësim në OKB.

“Pala shqiptare doli me kërkesa të cilat janë: ruajtja e integritetit territorial dhe Kushtetutës së Kosovës, njohje e përhershme dhe e ndërsjellë, anëtarësimi në OKB. Unë thashë se gjithçka që është e pakuptimtë, po unë jam i gatshëm të flas dhe të bëj hapa të vegjël. Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për të gjitha hapat që do të përmirësojnë marrëdhëniet midis njerëzve, rrjedhën e njerëzve, mallrave, kapitalit, por jo të pranojmë ultimatume. Kjo nuk është e mundur dhe realiste,”, u shpreh Vuçiç.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në fjalën e tij ka thënë fillimisht se është kënaqësi që ka marrë ftesën për të qenë pjesë e këtij Samiti i cili tregon përkushtimin e Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor që të shkojnë drejt integrimit evropian.

Hoti ka theksuar se për Kosovën, marrëdhëniet fqinjësore me Serbinë vazhdojnë të mbesin çështje shqetësuese.

“Ne kemi filluar procesin e dialogut në vitin 2011 të ndërmjetësuar nga Brukseli. Ne kemi arritur një numër marrëveshjesh. Ato që janë zbatuar kanë përmirësuar jetën e njerëzve në të dy vendet.

Që nga fillimi i dialogut më 2011, Serbia ka vazhduar të ndërmarrë fushata kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe duke lobuar kundër njohjes së Republikës së Kosovës nga shtetet e tjera. Këto praktika të dëmshme dëmtuan procesin e normalizimit të marrëdhënieve tona si dy vende të pavarura.

Gjatë rrjedhës së dialogut, Serbia nuk tregoi synime të vërteta për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Përkundrazi, ajo e ka zgjatur procesin për të “blerë kohë” dhe për të vazhduar fushatat kundër sovranitetit të Kosovës”, ka theksuar Hoti.

Hoti ka shtuar se ne besojmë se dialogu nuk ka alternativë. “Ne jemi të gatshëm dhe të përkushtuar që të angazhohemi në dialogun Kosovë-Serbi në mënyrë të barabartë”, ka thënë Hoti gjatë fjalimit të tij në Samitin e Parisit.

Tutje Hoti ka përmendur edhe pesë objektivat që Kosova synon të arrijë me marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

1.Marrëveshja Gjithëpërfshirëse e Paqes midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë duhet të rezultojë në njohje reciproke. Pa një përfundim të tillë të këtij procesi marrëveshja nuk mund të ketë sukses. Njohja e ndërsjellë midis dy vendeve është mënyra e vetme për të normalizuar marrëdhëniet dhe ecur para për të dy vendet në integrimin evropian.

2. Rezultati i kësaj marrëveshje duhet të jetë gjithashtu detyrim i BE-së për të përfshirë njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së.

3. Anëtarësimi i Kosovës në OKB duhet të jetë gjithashtu pjesë e rezultatit të Marrëveshjes gjithëpërfshirëse të paqes midis Kosovës dhe Serbisë. Kjo natyrisht nënkupton zëvendësimin e Rezolutës 1244 të Sigurimit të KB.

4. Anëtarësimit në organizata të tjera ndërkombëtare dhe hapja e qartë e perspektivës evropiane për Kosovën është objektivi dhe apeli ynë krahas këtij procesi.

5. Personat e humbur dhe viktimat e të gjitha formave të dhunës, dëmeve të luftës, viktimave, janë çështje që na shqetësojnë. Asnjë normalizim nuk mund të bëhet para se të vendoset drejtësia.

“Bazuar në këto parime dhe objektiva, Republika e Kosovës është e gatshme të jetë një partner konstruktiv dhe bashkëpunues në dialog në arritjen e një Marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese”, ka thënë Hoti.

Ndërkohë ky ishte vetëm një takim teksa dialogu Kosovë- Serbi do të vijojë edhe në Samitin e Brukselit të enjten që vjen teksa duket se ‘frenat’ e këtij procesi i ka marrë BE me dyshen Merkel- Macron dhe me të deleguarin Miroslav Lajcak.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME