Përfundon takimi/ Rama tregon detaje nga takimi me kryeministrin grek

Përmes një postimi në ‘Twitter’ kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar detaje nga takimi që zhvilloi sot me homologun e tij grek Mitsotakis.
Kreu i qeverisë shqiptare shprehu falënderime në lidhje me mikpritjen, ndërsa theksoi se në fokus të bisedës së tyre ishte situata me Covidin apo dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.
Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale! Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjike????? pic.twitter.com/QzGx074KrQ
— Edi Rama (@ediramaal) January 8, 2021