HomeAktualitet

Përgjaket deputetja e LSI-së në protestë!

Protesta e sotme e opozitës është shoqëruar me incidente të shumta para Kuvendit të Shqipërisë.

Deputetja e re e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi tha se është terhequr zvarrë nga policia ndërsa po përpiqej të ndihmonte një grua që po shfaqte probleme shëndetsore nga kaosi i krijuar.

Sipas Kërpacit, jo vetëm gruaja është terhequr zvarrë nga policia, por edhe ajo vetë. Në një prononcim për mediat, deputetja u pa e gjakosur në duar, ndërsa akuzoi policinë si të lidhur me krimin.

“Më ka dhunuar më ka terhequr  zvarrë, kjo është policia që duam

Më ka terhequr zvarrë mua dhe mijëra qytetarë të lirë që janë aty për vendin, kjo është një qeveri droge.

Isha duke i dhënë ndihmë një zonje të cilën po e tërhiqnin zvarrë dhe më kanë terhequr zvarrë edhe mua”, tha deputetja.


TË NGJASHME