HomeShowbiz

Përgjigjia e Mentor Hazirit pas revoltimit të Fifit

Të gjithëve u bëri përshtypje kur Mentor Haziri vendosi t’i jepte vetëm 4 pikë performancës së MC Kresha dhe Fifit te “Kënga Magjike 2018″, prandaj nuk ishte habi kur u pyet pikërisht për këtë kur u ftua në “Mirage”.

“Thjesht ka qenë performanca më e dobët e festivalit. Stonatura ka qenë e jashtëzakonshme. Nuk ka qenë këngë e keqe, e mirë ka qenë. Fatkeqësisht se di çfarë ndodhi aty edhe me Fifin edhe me Kreshën.” është shprehur këngëtari duke shtuar se Kresha pati probleme me kufjen, ndërsa Fifi “thjesht nuk ka qenë në momentet më të mira të mundshme atë natë, ka patur shumë herë goxha stonatura”.

Mesa duket Fifi nuk e ka pritur mirë komentin duke bërë disa postime në Instagram, ku edhe thoshte “Më vjen keq që nuk je në formën artistike siç ke qenë në kohën kur ke punuar me producentë të mirëfilltë.”

Por, Haziri  nuk e ka lënë me kaq dhe ka shkruar: “Një amatore po merret me mua. O Zot! Ndihmë ndihmë ndihmë”.


TË NGJASHME