HomePolitikë

Përgjigjja e zyrës së OSBE-së për gjestin e Ambasadorit Borchardt

Koordinatorja e lëvizjes për dinjitet e grave të Unazës së Re, Enxhi Turtulli i është drejtuar me një letër zyrës së OSBE lidhur me incidentin ku ambasadori Bernd Borchardt i drejtoi gishtin e mesit, një gjest fyes protestuesve që kishin dalë në rrugë në Unazën e Re disa ditë më parë.

Në përgjigjen që ka marrë nga përfaqësuesja e zyrës së OSBE, thuhet ndër të tjera se “OSBE-ja ka procese të brendshme në lidhje me çështje të tilla. Këto janë një çështje e menaxhimit të brendshëm dhe ne nuk mund të komentojmë publikisht për ndonjë proces specifik që mund të lindë”.

mersiha

Përgjigjja në leter:

“Ky ishte një incident për të cilin na vjen keq. Ambasadori Borchardt i ka kërkuar falje popullit shqiptar dhe theksoi se ai respekton të drejtën e shqiptarëve për demonstrim paqësor.

Kjo nuk duhet të hedhë hije në punën e madhe që po bëhet nga Prania e OSBE-së për të ndihmuar Shqipërinë dhe qytetarët e saj për reformat e tyre në një shumë fusha. OSBE do të vazhdojë angazhimin dhe të ofrojë ndihmë për Shqipërinë. OSBE-ja ka procese të brendshme në lidhje me çështje të tilla. Këto janë një çështje e menaxhimit të brendshëm dhe ne nuk mund të komentojmë publikisht për ndonjë proces specifik që mund të lindë”.


TË NGJASHME