HomePolitikë

Përgjimet, Braçe: Prokuroria të hetojë origjinalitetin e tyre

Zëvendës kryeministri Erion Braçe në një prononcim për gazetarët ka folur për përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild. Braçe tha se në asnjë nga këto përgjime, të gjithë personat e përfshirë, qofshin zyrtarë të nivelit të lartë apo të ulët, nuk flasin për ofrim parash, ndërsa shtoi se hetimit i takon ta provojë dhe në fund, nëse provohet secili mban përgjëgjësi individuale.

Shefi i policisë në Dibër ka ruajtur rendin nga një bandë që ka dhunuar përfaqësues të PS në disa prej qendrave, ne Maqellarë, me pistoletë në dorë, nuk i është bindur urdhrave të policisë së shtetit në Dibër, ka goditur edhe makinën e policisë së shtetit.Unë nuk jam brenda këtyre praktikave të zbardhjes, duhet të jetë prokuroria që duhet të vërtetojë autenticitetin, në ato që janë zbardhur.

Një socialist i vjetër kur dëgjoni këtë gjë?

Duhet provohet autenticiteti i saj nga prokuroria jonë, Pjerin Ndreu nuk thotë që cilido mësues, apo mësuesit në Dibër nëse nuk votojnë për PS do të fluturojnë nga puna, por ka filluar me dikë për një drejtues të PS që bën edhe drejtorin e shkollës, që nuk janë të ndaluar të merren me politikë dhe një përfaqësues i PS i kërkon një socialisti të votojë për artin e tij

E ka kërcënuar me heqje nga puna?

E para po flasim për rast konkret dhe sipas rastit konkret, Ndreu ka identifikuar të dy personat edhe atë me të cilin ka folur dhe atë që ka përdorur atë shprehje, dhe ai nuk është i PD por i angahzuar në PS sipas ligjit. E para të ndajmë që nuk bëhet fjalë për mësuesit e Dibrës, por për njerëz që janë në PS.


TË NGJASHME