HomePolitikë

Përgjimet e “Bild”/ Klodiana Lala jep detaje për dosjen 184

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje më 16 audio-përgjimet e reja të publikuara nga gazeta gjermane Bild. Në emisionin Opinion, ajo tha se përgjimet janë të autorizuara nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Sipas saj janë 63 CD dhe mund të ketë mbi 15 mijë telefonata.

Dosja 184 ka dalë pas investigimit të parë të Zërit të Amerikës. Njëri nga prokurorët kishte bërë mbi 20 orë përgjime, më pas e kishin transferuar. Janë të autorizuara nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Janë 63 CD, mund të kenë 10 apo 15 mijë telefonata. Madje Dionis Imeraj që është kandidat për Dibrën i PS, është nën hetim ende nga prokuroria. Ai që është në qendër, Arben Keshi është zyrtar policie. Ai është pyetur nën personin në hetim. Në atë kohë ekzistonin CD por nuk kishte transkriptime“.

Janë të paktën 16 përgjime në të cilat janë përfshirë dhe drejtuesë të institucioneve lokale.

Në disa prej përgjimeve përmenden shifra parashë që duhet të jepen në këmbim të votave, ndërsa drejtuesë të institucioneve lokale, si ai i drejtorisë arsimore, kërkojnë haptazi deklarimin e votës, nga vartësit e tyre, në favor të Partisë Socialiste.

Në një pjesë të mirë të përgjimeve rezulton një përfaqësues lokal socialist Arben Keshi, i cili sipas burimeve të PS, më pas është emëruar si drejtor në një prej institucioneve në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Për emisionin “A show”,gazetarja,  ndërsa pohoi se e ka takuar personalisht gazetarin gjerman, nuk dha përgjigje se si kanë rënë në dorë të gazetarit përgjimet e “dosjes 184”.

“Ajo që duam të them në lidhje me përgjimet në fakt duhet thënë  se kjo dosje fle të paktën prej tre vitesh.  Përgjimet na treguan se ka edhe zyrtarë të përfshirë. Realisht fenomeni është i rëndë.

Si kanë shkuar tek Pieter Tiede këto materiale, kush e ka bërë këtë?

Situata në gjykatat shqiptare është një amulli. Ka interferenca të ndryshme. Unë e kam takuar gazetarin dhe nuk e kam pyetur për burimet. Pavarësisht burimit, tregon se sa e rëndë është fenomenin i blerjes së votave dhe deri ku shkon kjo masakaradë. Zonja Marku në këtë çështje është me zero bilanc.


TË NGJASHME