HomePolitikë

Përgjimet e “BILD”, Kryemadhi: Dorëheqja e Ramës, e pashmangshme

Pas përgjimeve të publikuara nga “BILD” pasditen e sotme Lëvizja Socialiste për Integrim mbledhi kryesinë, ku në qendër të diskutimeve ishte situata politike e rënduar.

Mësohet se kryetarja e kësaj force, Monika Kryemadhi është ahprehur se përgjimet e sotme treguan se Rama është një kryeministër ilegjitim dhe dorëheqja e menjëhershme e tij është e pashmangshme.

“Situata politike eshte teper e rende. Shkaku i vetem i nje krize te tille te shumeanshme eshte Rama dhe rilindja. U provua hapur se Rama eshte kryeminister ilegjitim. U provua totalisht se zgjedhjet jane ilegjitime. U provua 100% vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve. Edi Rama personalisht ne krye te masakres zgjedhore. Doreheqja e menjehershme e Rames e pashmangshme. Perfshirja e krimineleve u faktua katerciperisht. Blerja e votave damka e pashlyeshme e rilindjes. Kercenimet me vendin e punes per votat praktike e piset e rilindjes”. 

Më tej Kryemadhi është shprehur se Rama nuk do të administrojë kurrë më zgjedhje dhe se ai ishte shkaku që negociatat me BE-në dështuan.

“Edi Rama kurre më nuk mund te administroje zgjedhje. Rama eshte shkaku sepse deshtoi hapja e negociatave per anetaresim ne BE. Kriminalizimi zgjedhjeve,i qeverisjes dhe korrupsioni i cfrenuar bllokuan integrimin. Largimi i Rames detyrim per te shpetuar Shqiperine nga kaosi” përfundon Kryemadhi.


TË NGJASHME