HomePolitikë

‘Përgjimet e Bild njësoj si Babalja’, Balla paralajmëron opozitën: Ta keni të qartë që…

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend ka reaguar për përgjimet e publikuara nga Bild, për të cilat pretendon se janë montuar te kompania e kunatit të kreut të demokratëve Lulzim Bashës.

Ai tha se këta publikime janë të njëta me inskenimin që Basha bëri për Babalen dhe ngjarjen e Fushë-Krujës.

Publikimi i tyre është pjesë e një plani, montimi i tyre është i njëjtë. Shikoni me vëmendje se është e njëjta skemë si në përgjimet e publikuara nga Bild dhe te ‘Babalja’ sepse janë montuar në të njëjtën zyrë. Në kompaninë e kunatit të Lulzim Bashës.E provoi me Babalen nuk i eci, të gjithë e dimë që ishte inskenim i turpshëm. Tani i eksportoi përgjimet, që padyshim që autenticiteti nuk ka dyshim po prerja në copë është pjesë e një plani, nuk hezitoj ta them e marr përgjegjësitë.

Basha e ka mbyllur karrierën e vet politike. Në 28 vite në këtë vend akush s do kishte patur parashikimin më ogurzi. Teksa kemi qenë në fushatë Basha ka marrë 1 mln $ nga burime oligarkësh rus. Ky është halli i Bashës, s’ka tjetër. E ka zhytur PD në moçale ruse, duhej përdorur edhe arma 184 që e ka patur aty që në nisje të fushatës. Pse su hap, të shërbente si provë për ankimimin e Dibrës.

Duhet të jetë e qartë për këdo që më 30 qershor zgjedhjet do të zhvillohen dhe kush guxon, si ata vandalë, terroristë, që sulmojnë shkollat, do marrin dënimin që meritojnë. Ne nuk tërhiqemi nga ky propozim, por jemi të gatshëm ta diskutojmë bashkë me ju për ta votuar bashkë me ju’, deklaroi Balla.


TË NGJASHME