HomePolitikë

Përgjimet e publikuara nga Bild, Rama hedh në gjyq gazetarin Peter Tiede

Ashtu siç dhe kishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama ka nisur procesin gjyqësor lidhur me përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane BILD. Përmes një statusi në twitter, kreu i qeverisë bën me dije se i ka dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor.

Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije”, shkruan Rama.


TË NGJASHME