HomePolitikë

Përgjimet e publikuara nga BILD, reagon Lleshaj

Ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj në një intervistë për Deutsche Welle ka folur për publikimin e përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”. Lleshaj shprehet se këto përgjime nuk dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, pasi Shqipëria është shumë më e madhe se një rast i shkëputur.

“Unë nuk besoj që një publikim i tillë prish imazhin e Shqipërisë, sepse Shqipëria është shumë më e madhe se sa një rast i shkëputur i një publikimi të një përgjimi të caktuar. Asnjë lajm sado i vogël të jetë që s’është pozitiv, nuk na pëlqen e si pëlqen askujt, por besoj që çështja ka nevojë të merret me qetësinë e duhur se bëhet fjalë për një çështje që është në proces hetimor”, tha Lleshaj.


TË NGJASHME