HomePolitikë

Përgjimet e publikuara nga BILD, reagon PS

manja

Deputeti i PS-së, njëkohësisht dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka reaguar për audiopërgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild, ku përmendet Astrit Avdylaj dhe Vangjush Dako por edhe zyrtarë të tjerë të PS-së.

Ndërsa tha se duhet t’i lihet në dorë prokurorisë të hetojë dhe të vendosë drejtësinë në vend, Manja shtoi se nuk është i shqetësuar për personat e përfshirë por për nxjerrjen e sekretit hetimor.

Nuk jam i shqetësuar për dojsen, nuk më shqetëson fati i personave të përfshirë në përgjime sepse këto janë çështje të drejtesisë jam i shqetësuar per dy gjëra: E para është koha që prokuroria dhe policia gjyqsore të vlerësojnë seriozisht çështjet e daljes në publik të sekretit hetimor dhe të kthehen jo vetëm për të hetuar personat e përfshirë në dosjen 339 por edhe për të hetuar brenda vetes të gjithë ata prokurorë që në mënyrë të verbër kanë braktisur misonin që i ngarkon kushtetuta duke i cuar dosjet penale në hetim në zyrat e PD duke thyer rëndë sekretin hetimor.

Sekreti hetimor është vepër penale e dënueshme dhe është detyrën e prokurorisë që të hetojë jo vetëm autorët e përfshirë por edhe brenda rradhëve të veta sepse koha për tu ndare me prokurorë të papargjegjsëm është sot.

Jam i shqetësuar edhe për degradimin e përdorimin politik të një dosje shumë të rëndësishme nga PD e cila ka dalë në rrugë dhe duke e kthyer ne një kauzë politike një dosje në hetim po na kthen në kohërat me të errëta të diktaturës, gjyqet publike.

Nuk e di nëse ka mbetur gjë pa dalë nga këto përgjime por megjithatë në asnjë nga materialet e dala deri më tani unë në fakt s’ kam dëgjuar të flitet as për vota as për lek e as për licenca‘, u shpreh Manja.


TË NGJASHME