HomePolitikë

Përgjimet, Kodheli: Edhe djemtë më të mirë të politikës kanë vjedhur vota

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka folur për audio-përgjimet e fundit të publikuar sot nga “Bild”. Në njërin nga përgjimet del edhe Kryeministri Rama, i cili interesohet për rezultatet zgjedhore të 2017 në Dibër.

Për këto publikime ku janë të përfshirë zyrtarë të PS-së, Kodheli i ka kërkuar Prokurorisë që t’i shkojë çështjes deri në fund.

“Edhe pse flas politikisht jam në të drejtën time të them atë që mendoj, ashtu siç e mendoj dhe ashtu siç duhet të jetë, dhe siç duhet ta kishte menduar çdo shqiptar. Lë ti shkohet deri në fund. Do ta ftoja Prokurorinë t’i shkonte deri në fund çdokujt që ishte pjesë e zgjedhjeve. Mund të them shumë gjëra këtu. Pse Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka qenë e vendosur në Kod Penal aso kohe për abuzimin e votën? Sepse pikërisht forca politike sot në opozitë ka pasur njerëzit e saj atje. Pse vetëm njerëzit e PS-së dhe jo të tjetër? Këto biseda që dëgjojmë sot unë iu siguroj që mund të jenë biseda të zakonshme për shumëkënd nga të gjitha anët politike që janë marrë më fushatë. Nuk mund të nxirren nga konteksti dhe duhet të shihen si një e tërë. Nuk mund të abuzohet më një shprehje këtu me një shprehje atje. Por e ftoj Prokurorinë me të gjithë instrumentet që ka, i ftoj gjykatat me të gjitha instrumentet që kanë, të mundësojnë zbathjen deri në fund të kësaj gjëje”, tha Kodheli.

“Nëse flasim për moral më vjen pak e vështirë që dikush të ngrejë gishtin dhe të flasë për moral sepse këto që unë dëgjojë këtu i kam dëgjuar dhe i ka privuar mbi kurriz nga kundërshtarët e mi politikë që mbase edhe nga djemtë më të mirë që ka pasur politika aso kohe që janë dukur si djem esnafë. Kush ka punuar nën rrogoz ka ditur të manipulojë votat e njerëzve, ka ditur të prodhojë certifikata false , ka ditur të prodhojë dokumentacion false ka ditur të gënjejë paturpësisht dhe nuk ka realizuar asgjë nga ato që ka thënë. Ka ditur të blejë vota, dhe ai që nuk ka ditur nuk ka fituar. E drejta dhe as morali nuk rrijë në anën e askujt. Morali dhe e drejta rrinë vetëm tek ata që janë abuzuar sot që janë votuesit. Kështu që le ta hapim këtë kuti Pandore dhe lë t’i shikojmë gjërat me qetësi nga A-ja tek Zh-ja”, theksoi më tej Ish-ministrja e Mbrojtjes


TË NGJASHME