HomePolitikë

Përgjimet me Edi Ramën, ja kush është Arben Keshi

Ditën e sotme gazeta gjermane “Bild” publikoi 16 audio-përgjime të reja, në të cilat ishte i përfshirë dhe vet kryeministri Edi Rama. Në një nga audio-përgjimet dëgjohet kryeministri Edi Rama teksa komunikon me  Arben Keshin, të cilin Rama e pyeste në lidhje me rezultin e pritshëm të zgjedhjeve si dhe për komisionerët.

Në përgjimet e publikuar nga gazeta gjermane, flitet për blerjen e votave në zgjedhjet lokale të shtatorit 2016 për kryetarin e ri të Bashkisë së Dibrës.

Kush është Arben Keshi?

Pas zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Dibrës në shtator 2016, Arben Keshi, është emëruar shef komisariati në Bulqizë.

Kryeministri Edi Rama tha sot se Keshi nuk ka qenë shef policie në periudhën kur është përgjuar.

“AK s’ka punuar në polici asokohe dhe ka qenë denbabaden kandidat komune në Maqellarë. E konfirmoj këtë bisedë dhe do e bëja prapë njësoj! Kush ka veshë le të dëgjojë”, shkruan Rama.

Megjithatë, pas zgjedhjeve lokale të Dibrës, Keshi ka ngjitur shkallët e karrierës në policinë lokale.

Detyrat që ka mbajtur Arben Keshi vit pas viti:

Në 2011, inspektor në Drejtorinë e Policisë së Tiranës
2011-2013, kryetar i PS-së së Maqellarës dhe kandidat për kryetar komune.
2013- I katërti në listën e deputetëve të PS-së për Qarkun e Dibrës
2013 e në vijim- drejtor i Qendrës së Mbyllur për të Huajt e Parregullt në Shqipëri
2016- I papunë përkohësisht. Zgjidhet anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Pas zgjedhjeve të pjesshme lokale për kryetarin e ri të bashkisë së Dibrës, Keshi emërohet shef komisariati në Bulqizë.

Aktualisht, ai është shef i sektorit të krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Dibrës.

Kujtojmë që zgjedhjet  parakohshme u mbajtën më 11 shtator të vitit 2016 në Dibër, pas shkarkimit të kryebashkiakut Shukri Xhelili , i cili u përfshi në një skandal seksual.

Por dhe pse PS vinet nga një skandal, kjo parti arrit të merrte mbi 4 mijë vota me kandidatin e saj Muharrem Rama.

PËRGJIMI 1  (Biseda e Ramës me Arben Keshin)

Arben Keshi: Hë shefi

Edi Rama: Hë mo si duket

Arben Keshi: Po mirë tek pritshmëritë jemi

Edi Rama: E ke realizuar objektivin thua?

Arben Keshi: Them se po, bazuar në ato që po na thonë komisionerët.

Edi Rama: Ashtu është?

Arben Keshi: Po them që po.

Edi Rama: Po ata maskarenjtë, kishin bërë presione mbrëmë e?

Arben Keshi: Po deshën të më kapnin mua, punë dy minutash sa u futa tek shtabi sepse ishin duke më pritur tek hoteli ku fleja

Edi Rama: Cfarë do të bënim ty ata?

Arben Keshi: Ishin 50 veta. Asgjë besoj, këtë pjesën e presionit mendoj, jo kështu jo ashtu. Ai është legen ai, Flamur Noka

Edi Rama: Po ku ta del dot ty Flamur Noka mo

Arben Keshi: Edhe djali sa doli më la mua, ata kujtuan se isha edhe unë në makinë. Rreth 50 veta. Jo se i bënë ndonjë gjë, sa e goditën. Ai iku dhe ata nuk e kapën dot.

Edi Rama: Më mirë mo, hajt se ç’i do sherret. Dëgjo, po ti mendon se e kemi realizuar objektivin?

Arben Keshi: Po këtu tek unë po. Mund të lëvizë me më pak me më shumë. Nga ato që na kanë thënë komisionerët kemi pritshmëri të mëdha.

Edi Rama: Komisionerët i ke pasur top e?

Arben Keshi: Po po në rregull

Edi Rama: Okay, mirë vllai, hajt ciao

Arben Keshi: Ishalla, faleminderit.


TË NGJASHME