HomeSociale

Përgjimet në Bild, Unioni i Gazetarëve reagon për urdhrin e prokurorisë

Pas urdhrit të Prokurorisë për Krimet e Rënda, sipas të cilit ndalohen publikimet që lidhen me sekretet hetimore në media, ka reaguar Unioni i Gazetarëve i cili e refuzon kategorikisht këtë urdhër duke e cilësuar si një kërcënim.

DEKLARATA

Në emër të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë e refuzojmë kategorikisht këtë urdhër të paprecedent, i cili në vetvete e tradhëton inteligjencën juridike të vetë Prokurorisë! Organi i prokurorisë mund të nxjerrë një urdhër të tillë vetëm për stafet e tyre, për punonjësit që përfaqësojnë grupin hetimor, por kurrësesi nuk mund të urdhërojnë një pushtet tjetër që nuk ka lidhje me të, i cili kontribuon në transparencën publike dhe rritjen e informimit publik!

Në praktikën ndërkombëtare ka shumë raste, në Italinë fqinje kemi rastin e dy gazetarëve, të cilët operojnë shpesh me përgjimet e marra nga organi i prokurorisë, nga strukturat e antimafias dhe organet e tjera të hetimit! Dhe në asnjë rast organet e akuzës italiane nuk i kanë denoncuar gazetarët apo nuk i kanë akuzuar për nxjerrjen e sekretit hetimor apo shtetëror. Refuzojmë këtë lloj urdhëri, i cili do të shkaktojë reagime edhe nga organizatat ndërkombëtare të gazetarëve! Ky urdhër është një kërcënim por, besoj se gazetarët shqiptarë nuk do të ndalen. Gazetarët do të stimulohen më shumë për të operuar në mënyrë maksimale në interes të informimit publik.

Në historinë e Shqipërisë nuk ka precedentë të tillë, por reminishenca. Në vitin 1997 kur u ngrit organi i çensurës dhe në rastin famëkeq gjyqësor në rastin e dy gazetarëve Martin Leka dhe Aleksandër Frangaj, ish gazetarë të “Koha Jonë”. Ky rast përbën vetëm një reminishencë, por nuk ka lidhje me vendim apo urdhër të ngjashëm, si ky i Prokurorisë së Krimeve tê Rënda.”, thuhet në reagim.


TË NGJASHME