HomePolitikë

Përgjimet, PD vijon akuzat: Ramës i duhet që…

Partia Demokratike ka vijuar sërish akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë për shtyp, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj thekson se Rama pas publikimit të përgjimeve nga Bild nuk e konsideron dorëheqjen pasi është vënë në mbrojtje të Vangjush Dakos.

Alibeaj u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën kombëtare që do të mbahet të shtunën e 8 qershorit.

Të gjithë presin dorëheqjen e Edi Ramës por kur bëhet fjalë për pushtetin ai është krejt i paparishikueshëm dhe nuk zhgënjen asnjëherë. Nuk po e konsideron dorëheqjen por është vënë në mbrojtje të Vangjush Dakos. Me apo pa dorëheqje Edi Ramën nuk e beson më askush. Gjithçka ka ndodhur me firmën e tij, nëse do ishte e kundërta Edi Rama duhet ta kishte dhënë dorëheqjen disa herë.

Pas përgjimeve të Bild është e qartë se Edi Ramës i duhet prokuroria nën kontrollin e plotë të tij. Një Prokurori e pavarur do të kishte hetuar. Rama i mbron kriminelët e tij se ai e ka të qartë se nuk merr dhe mban pushtet pa krimin. Largimi i tij është zgjedhja për të shpëtuar politikën nga krimi. Me Edi Ramën shqiptarët kanë vetëm një zgjidhje të bashkohen në protestën kombëtare më 8 qershor. Kjo është përgjigjia më e mirë’, tha Alibeaj.


TË NGJASHME