HomeLajme

Përgjimet për blerjen e votave, ja çfarë thotë kryeprokurorja Marku

Kryeprokurorja Arta Marku, teksa po raportonte në Komisionin e Ligjeve është pyetur nga deputeti Lefter Maliqi për dosjet 339 dhe 184, të cilat kanë të bëjnë me blerjen e votave si dhe për çështjen e vrasjes së Artan Santos. Marku është shprehur se dosja 339 po hetohet nga dy prokurorë, ndërsa ka shtuar se përgjimet akoma nuk janë zbardhur, por së shpejti do të ketë një vendim.

“Përgjimet, vazhdojnë të jenë në hetim. E kam shprehur disa herë, që aty ka problematikë, dosjet janë zvarritur, ka pasur vetëm përgjime, që nuk janë zbardhur dhe nëse nuk bëhen janë të palexueshme. Dosja 339 po hetohet nga 2 prokurorë dhe 11 oficerë, aty ka video të pa transkriptuara, por do ketë vendimmarrje. Dosja 184 në të njëjtën gjendje, e regjistruar 2 vjet vetëm përgjime. Pas dy vjetëve janë regjistruar emrat e disa personave në hetim, do të ketë vendimmarrje të shpejtë.

Për vrasjen e Santos, kjo është një cështje jashtë periudhës për të cilën po raportojmë dhe është një çështje konkrete, për të cilën unë nuk jap të dhëna konkrete”- tha ajo.


TË NGJASHME