HomeSociale

Përgjimi 4 i “Bild”/Gjobat e INUK

Një tjetër bisedë ka publikuar media gjermane “Bild” mes kreut të Bashkisë së Shijakur dhe Astrit Avdylajt.

Biseda: 

Elton Arbana: Astrito?

Astrit Avdylaj: Ho me? Si je?
Elton Arbana: Ça bone, si ia kalove? Ja më mirë tu lujt Mulan me çunat.
Astrit Avdylaj: E di ku e kisha hallin unë? A e njeh atë të INUK ti? Drejtorin.
Elton Arbana : E njoh më, Dallandyshen?
Astrit Avdylaj: Ore leje Dallandyshen, ky i Durrës, kush është në Durrës, Artur…
Elton Arbana: Artur Çela, I bashkisë?
Astrit Avdylaj: Po s’ka qenë aty Vangjushi se unë isha dje me Edin. Merre vlla. Thuaj o b**h*im thuaj se ke shku atje duke i vënë gjoba në fermë. Dëgjo tani se nuk është Vangjushi këtu.
Elton Arbana: Se mua më kanë hequr u bënë katër ditë. Do ta marr unë, tek kush?
Astrit Avdylaj: Ore ka shkuar në fermën e Sukthit duke vënë gjoba. Se Gjushi nuk është këtu. Është me Edin në Zvicër. Se ska me ca me ashtu…
Elton Arbana: Ke ndonjë emër konkret?
Astrit Avdylaj: Kujt? I ke vënë në fermë thuaj. Bëre gabim, se nuk e kam Gjushin këtu, a më kupton?
Elton ArbanaJa ta marr tani direkt
Astrit Avdylaj: Dhe thuaj po vepron gabim o pis. Se s’dua të marr vetë.
Elton Arbana: E marr unë po a e more vesh që para një javë më hoqën mua?
Astrit Avdylaj: Nuk e di o vlla! Si, pse kur?
Elton Arbana: Më hoqën se isha tek INUK dhe ndërhyra për këto.
Astrit Avdylaj: Nuk e di po ma lajmëro pak këtë dhe thuaj se ke bërë gabim që ke shku në fermë aty. Se nuk është Vangjushi është sot me Edi Ramën në Zvicër.
Elton Arbana: Direkt e marr tani.


TË NGJASHME