HomeSociale

Përgjimi/ Imer Lala flet për blerjen e votave në fshatrat e Dibrës

Në një tjetër përgjim të publikuar nga Bild, Imer Lala njeri me influencë në disa fshatra të Dibrës dhe i denoncuar nga Partia Demokratike, dëgjohet duke biseduar me të tjerë persona për blerjen e votës.

Përgjimi 7 on Vidnews.

Përgjimi 7

Imer Lala: Hë Ardi?

Person i panjohur: Hë gjigand, si je?

Imer Lala: Mirë. Si shkon?

Person i panjohur: O vlla, një Basri Veseli a e njohim, a dimë gjë?

Imer Lala: Si?

Person i panjohur: Basri Veseli.

Imer Lala: Basri Veseli, po.

Person i panjohur: E takova, po më thotë se nuk ka asgjë.

Imer Lala: Si nuk ka asgjë?

Person i panjohur: A i keni çuar ndonjë kafe (nënkupton para)?

Imer Lala: Po i kam mbaruar ato punë.

Personi i panjohur: Po i ke mbaruar, po nuk kanë shkuar në vend.

Imer Lala: Po lëri ore ato b…q…

Imer Lala: Rri rehat se në atë zonë ku është ai, është çdo gjë në rregull.

Personi i panjohur: Ok, mirë pra, hajt.

Imer Lala: Ku je ti?

Personi i panjohur: Këtu në fund të Dobrovës

Imer Lala: Çfarë ka ndonjë problem?

Personi i panjohur: Jo asgjë. Atë të mbrëmshmen e more vesh?

Imer Lala: Ëëë?

Personi i panjohur: Atë të mbrëmshmen në Maqellar, a e more vesh?

Imer Lala: Jo. Kush janë ato?

Personi i panjohur: Po i kishin rrahuar, nuk e di pse, disa me kapuça, të Flamur Nokës me kështu.

Imer Lala: Ja po e shoh në televizor.

Personi i panjohur: Ishin 4-5, nga Maqellara.

Imer Lala: Ok pra bos.


TË NGJASHME