HomeSociale

Përhapja e koronavirusit, zyrtari i OBSH ka një apel

Walter Ricciardi, konsulent i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka treguar për mënyrat se si transmetohet infeksioni i koronavirusit, në një deklaratë në “Live-Non e d’Urso”.

Virusi transmetohet nga kontakti, nga ndërveprimi fizik midis dy personave: për këtë arsye është jashtëzakonisht e rëndësishme të qëndroni në shtëpi, dhe madje edhe më e rëndësishme të lani duart. Kur dikush del dhe prek objektet, në autobus ose në ashensor, ekziston rreziku që dikush që teshtit ose kollitet t’i ketë prekur fillimisht ato, kjo është hera e vetme që virusi mund të transmetohet nga një këndvështrim mjedisor“tha Ricciardi.

Konsulent i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka apeluar për të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm edhe sa i takon veshjeve që mbajnë kur dalin jashtë.

Për punëtorët që do të punojnë edhe sot në këto ditë, kur të kthehen në shtëpi, lërini këpucët dhe rrobat jashtë, në një ambient veç”, tha Ricciardi.

Ricciardi ka shtuar më tej se COVID-19 “është një virus i ri dhe ne ende jemi duke e studiuar atë, ai mund të mbijetojë në disa lloje sipërfaqesh” .

K.S/GotaNews


TË NGJASHME