HomeSociale

Përhapja e shpejtë e koronavirusit dhe paralajmërimi i OBSH-së

Koronavirusi, po përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës dhe OBSH ka bërë një paralajmërim të fortë për vendet që nuk kanë një sistem shëndetësor të zhvilluar. Në vende të tilla, sëmundja mund të shkaktojë dëme jashtëzkonisht të mëdha.

Zyrtarisht numri i të prekurve në botë është plot 307.297, por mendohet se ky numër do të jetë shumë shumë më i madh. Virusi po përhapet edhe në kontinentin Afrikan dhe siç paralajmëroi OBSH, ku Andorra u bë shteti më i ri që konfirmoi rastin e parë me koronavirus.

Përhapja e virusit në këto vende të varfra dhe pa infrastrukturën e duhur, mund të shkaktojë tragjedi të mëdha.

Plot 13.049 është numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi, kurse 92.382 janë personat e shëruar.

Europa po përballet me një betejë të fortë kundër koronavirusit, ku Italia ka shënuar shifra tragjike duke arritur edhe në mbi 700 të vdekur brenda 24 orëve.Kryeministri italian Conte, paraqiti një sërë masash të ashpra parandaluese për të bërë të mundur frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Spanja është vendi i dytë europian, ku virusi po përhapet me ritme të shpejta. Edhe pse janë ndërmarra masa të forta, mesa duket si në Itali, virusi ka kohë që është përhapur,duke e bërë më të vështirë punën për parandalimin e tij.

Edhe Franca e Greqia po përballen me një përhapje të shpejtë të virusit, ndërsa qeveria greke po mendon vendosjen e shtetrrethimit.

Në Mbretërinë e Bashkuar numri i të vdekurve me koronavirus u shtua me 53 të tjerë në gjatë ditës së shtunë, duke e çuar totalin në 233 viktima të moshës nga 41 në 94 vjeçare.

Në SHBA po punohet shumë për të arritur zbulimin e një antivirusi, për COVID-19. Presidenti amerkan Donald Trump dha një lajm të mirë ku theksoi se përzierja e dy substancave mund të luftojë koronavirusin, teksa i bëri thirrje shkencëtarëve të punojnë më shumë për të arritur rezultate sepse po humbasin jetë njerëzish.


TË NGJASHME