HomeSport

Perisiç sfidon Juven: Jemi të aftë të mposhtim këdo

Goli i Ivan Persiç ndaj Romës, jo vetëm që solli barazimin, por forcoi edhe më shumë pozitën e Interit në vendin e tretë, duke siguruar në një farë mënyre zonën Champions. Kroati veç të tjerave, pranoi që edhe pse zikaltërit janë një skuadër shumë e fortë, përsëri kanë vështirësi në 20 metrat e fundit dhe në konkluzionin e aksioneve.

“Kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë dhe kemi mbajtur Romën në gjysmëfushën e saj për pjesën më të madhe të lojës. Kemi shfaqur probleme në 20 metrat e fundit, pro po punojmë që të përmirësohemi, pasi me aq shumë volum, duket të jemi më konkretë”, tha Perisic.

Perisiç nuk mund të linte pa përmendur edhe ndeshjen ndaj Juventusit këtë fundjavë. Zikaltërit, do të presin në “San Siro” kampionët e saposhpallur të Italisë, në atë që njihet si derbi i Italisë. Persiç, ka shprehur shumë besim te fitorja e Interit dhe theksoi se një fitore ndaj Juventusit, do i jepte fund llogarive për zonën Champions.

“Ndaj Juventusit do të luajmë për fitore, pasi besojmë në forcat tona dhe kemi mundësi të mposhtim këdo në fushën e lojës, nëse bëjmë më të mirën tonë. Është një sfidë e veçantë, por që vlen 3 pikët dhe duam t’i marrim”, theksoi kroati.


TË NGJASHME