HomeSport

Periudhë e vështirë për Antonio Conte, kërcënohet trajneri zikaltër

Një periudhë e vështirë, plot frikë dhe ankth për Antonio Conte. Trajneri i Inter është kërcënuar nga persona të panjohur, të cilët kishin dërguar në selinë e klubit zikaltër një zarf, që mbante një plumb dhe një letër.

Që nga ai moment, trajneri është marrë në ruajtje nga forcat e rendit, ndërsa masat e sigurisë janë rritur edhe nga klubi interist. Ndërkohë, hetuesit vazhdojnë përpjekjet për të zbuluar dërguesit e zarfit, pasi sipas përmbajtjes së letrës shoqëruese të zbardhur nga mediat italiane, bëhet fjalë për një grup personash. Hetuesit I shqetëson më shumë fakti se në letrën, përveç plumbit të kalibrit 8mm, ka referime të sakta mbi adresat dhe emrat e Antonio Conte, bashkëshortes, fëmijëve, madje dhe prindërve të tij.

“E dimë ku jeton”, shkruhet mes të tjerave sipas mediave në kërcënimin që ka marrë trajneri i Interit. Ajo që dihet me siguri deri tani nga hetuesit është se zarfi është dërguar nga Firenze, pasi mban vulën postare të këtij qyteti.


TË NGJASHME