HomeLajmi i Fundit

Përjashtimi nga komisionet/ Kuvendi fton në takim sqarues gazetarët, ja ora dhe vendi

Një ditë më parë gazetarët dolët në protestë, pas vendimit të Kuvendit për përjashtimin e tyre nga prania në Komisionet parlamentare.

Kuvendi ka marrë parasysh shqetësimin e tyre dhe i ka ftuar gazetarët në një takim sqarues.

Takimi do të mbahet nesër, ditën e premte në orën 11:00.

“Në përgjigje të shqetësimeve tuaja për sistemin e ri Audio-Video të instaluar në Kuvend, shqetësime të ngritura edhe në letrën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, ju ftojmë në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit, z. Genci Gjonçaj, nesër, ditën e premte, në orën 11:00, në sallen në katin e katërt të Kryesisë së Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.


TË NGJASHME