HomeSociale

Përkeqësimi i motit, ARRSH apel drejtuesve të mjeteve

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës dhe në vijim të paradites së sotme thuajse në gjithë terrotorin e vendit kanë sjellë vështirësi në qarkulllimin e automjeteve. 

ARRSH njofton se të gjitha akset janë të kalueshme normalisht, por për shkak të reshjeve janë konstatuar rënie gurësh në disa prej akseve.

“Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në monitorim të situatës përgjatë gjithë natës për të pasur gjendjen e akseve nën kontroll dhe duke pastruar rënien e lehtë të gurëve në disa segmente rrugore”- njofton ARRSH, duke tërhequr vëmendjen e drejtuesve të mjeteve.

“Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”- thekson ARRSH.

Njoftimi i ARRSH-se

Gjatë natës ka pasur reshje shiu në të gjithë vendin ? por pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në të tria rajonet ?
?Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në monitorim të situatës ? përgjatë gjithë natës ? për të pasur gjendjen e akseve nën kontroll dhe duke pastruar rënien e lehtë të gurëve në disa segmente rrugore ???.
Reshje të lehta shiu vazhdojnë ende ? në të gjithë territorin, por te gjitha akset janë të kalueshme ? qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht.
?Vazhdon monitorimi dhe gatishmëria me mjete dhe fuqi punëtore në terren???
??Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

guret1
guret2
rruge shi1

TË NGJASHME