HomeLajme

Koronavirusi / Përleshje masive majmunësh në Tajlandë (Video)

majmunet perleshen ne tajlande nga koronavirusi gotanews

Përhapja e koronavirusit ka lënë bosh hotelet e Tajlandës, operatorët turistik pa punë dhe tregjet jashtëzakonisht të qeta. Jeta e egër e vendit gjithashtu po vëren mungesën e vizitorëve.

Një video e xhiruar këtë javë në Lopburi, në veri-lindje të Bangkok, tregonte turma të mëdha majmunësh që po përlesheshin në rrugë, me sa duket duke luftuar mbi një tenxhere me kos. Banorët në qytet, i cili është i famshëm për popullatën e majmunëve, thonë se rënia e numrit të turistëve do të thotë se ka shumë më pak njerëz që ofrojnë ushqim.

” Zakonisht shohim shumë turistë, por tani për shkak të shpërthimit të virusit, tregjet janë shumë të qeta Si pasoje nuk ka turistë të mjaftueshëm që vijnë për të lënë ushqim për majmunët në Prang Sam Yod .”- tha Sasaluk Rattanachai, i cili postoi një video të përleshjes në internet.

Majmunët janë të njohur për daljet në rrugë dhe vjedhjen e ushqimit nga banorët dhe turistët. Zënkat mes majmunëve nuk janë të rralla, por një përleshje me këtë madhësi është e rrallë.Çdo grup ka të paktën 500 majmunë, sipas Manad Vimuktipune i Fondacionit Monkey Lopburi. “

Ata do vjedhin gjithçka” tha ai “Ornamente shumëngjyrësh, kapele, syze dielli. Ka më pak turistë në qytet dhe nuk ka ushqim të mjaftueshëm që t`ju ofrohet. “

Përhapja e koronavirusit është një goditje e fortë për industrinë e turizmit në Tajlandë, e cila është thelbësore për ekonominë në vështirësi prej kohësh të vendit. Këtë javë, autoriteti i turizmit i paralajmëroi se numri i vizitorëve të huaj mund të bjerë në 30 milion këtë vit nga 39.8 milion të vitit të kaluar.

Qeveria është kritikuar për mungesë të qartësisë në lidhje me udhëzimet e saj për vizitorët e mundshëm, përfshirë edhe për masat karantinë që mund të vendosen për turistët nga vendet e prekura.

U njoftua këtë javë që pasagjerët që kanë udhëtuar nga ose kanë tranzituar nëpër disa destinacione si Kinë zonë kontinentale, Hong Kong, Macau, Kore, Itali dhe Iran, në 14 ditët para mbërritjes së tyre mund të jenë subjekt i karantinës. Udhëtarët nga këto destinacione gjithashtu duhet të japin një çertifikatë shëndetësore, të lëshuar brenda 48 orëve nga largimi i tyre, duke vërtetuar se ata janë pa Covid-19.


TË NGJASHME