HomeLajmi i Fundit

Përleshje nëpër rrugë, 131 të plagosur në Barcelonë

Në ditën e tretë të protestës ndaj vendimit për dënimin e nëntë liderëve katalanë, protestuesit nga disa qytete të rajonit u nisën sot në një marshim proteste.

Synimi i tyre është të arrijnë në Barcelonë deri të premten, transmeton KosovaPress.

Në përleshje janë plagosur 131 persona, përfshirë policë dhe protestues. AP shkruan se 18 pjesëtarë të policisë spanjolle dhe 54 anëtarë të policisë rajonale u plagosën të martën.

Një person humbi syrin kur u godit në fytyrë nga një plumb gome të shkrepur nga policia, sipas gazetës ‘El Pais’.

Policia arrestoi 29 persona në Barcelonë gjatë një trazire mbrëmë. Protestuesit vunë zjarrin në 150 barrikada në rrugë.