HomeRajon

Përleshjet në protestat në Paris, rreth 300 të arrestuar

Policia franceze hodhi gaz lotsjellës mbi protestuesit e maskuar që iu bashkuan një proteste të madhe për 1 Majin në Paris.

Protesta e sivjetme ka bërë bashkë “jelek-verdhët” ashtu edhe ata të ashtuquajturit “blloqe të zeza” të veshur me maska të zeza, njofton Klan Kosova.

Disa persona thyen dritaret e dyqaneve dhe hodhën predha në drejtim të policisë. Dhjetëra persona janë arrestuar.

Deri në fillim të pasdites, Ministria e Brendshme e Francës tha se më shumë se 150,000 demonstrues kishin dalë në rrugë rreth vendit dhe të paktën

16,000 në kryeqytet – një rritje të konsiderueshme nga vlerësimet e vitit të kaluar.

Një vlerësim tjetër na grupet e medias e vë numrin shumë më të lartë, në rreth 40,000 në Paris.

Të paktën 288 arrestime janë bërë në kryeqytet.


TË NGJASHME