HomePolitikë

Përmbyllet kodifikimi i dakordësisë së 5 qershorit për ‘Zgjedhoren’, opozita thirrje qeverisë

Opozita e bashkuar ka deklaruar sot se është përmbyllur kodifikimi me konsensus i dakordësisë së 5 qershorit për Reformën Zgjedhore dhe kërkon miratimin pa vonesa të draftit të depozituar zyrtarisht në Kuvend, sipas marrëveshjes politike të 14 Janarit.

Nga ana tjetër opozita i bën thirrje qeverisë që t’i përmbahet angazhimit për miratimin e Reformës Zgjedhore pa asnjë ndryshim si dhe të heq dorë nga manovrat të cilat do të kërcënonin konsensusin.

DEKLARATË E OPOZITËS SË BASHKUAR
Sot është përmbyllur kodifikimi me konsensus i Dakordësisë së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore, duke shënuar një kontribut real të opozitës për plotësimin e 1 nga 15 kushtet për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Opozita e Bashkuar kërkon miratimin pa vonesa të draftit të depozituar zyrtarisht në Kuvend, sipas Marrëveshjes Politike të 14 Janarit.
Qeveria duhet t’i përmbahet angazhimit për miratimin e Reformës Zgjedhore pa asnjë ndryshim, duke hequr dorë nga manovrat apo provokimet, që do të minonin konsensusin e arritur midis forcave politike. Zbatimi sa më parë i ndryshimeve ligjore do të mundësonte jetësimin e garancive shtesë, përfshirë fillimin nga puna sa më parë të KQZ për implementimin e identifikimit biometrik. Opozita e Bashkuar falenderon edhe njëherë partnerët ndërkombëtarë për ndihëm e çmuar që kanë dhënë gjatë procesit dhe për nxitjen e palëve politike drejt këtij konsensusi që i hap rrugë zgjedhjeve.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME