HomeSociale

Përmbyset makina në Gramsh, shoferi mbetet i bllokuar brenda saj

Një aksident pa pasoja të rënda ka ndodhur në qytetin e Gramshit.

Mësohet se një fuoristradë me targa SK 145 BA teksa drejtohej nga qytetari Riza Pëllumbi është rrokullisur dhe ka mbetur i përmbysur.

Automjeti po udhëtonte në fshatin Bregas dhe pas përmbysjes shoferi mbeti i bllokuar brenda në fuoristradë.

Banorët e zonës janë mbledhur që ta nxjerrin nga automjeti por nuk kanë mundur deri në mbërritjen e autoriteteve përkatëse.

Më në fund është bërë e mundur nxjerrja e Pëllumbit nga mjeti. Shoferi është dërguar më pas në spitalin e Gramshit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.


TË NGJASHME