HomeLajmi i Fundit

Përmbytet Kurbini/ Uji futet nëpër banesa

Qyteti i Kurbinit është përfshirë nga përmbytjet prej reshjeve intensive të shiut gjatë natës.

Uji është futur në katet e para të banesave dhe bizneseve. Kjo pasi edhe përroi që kalon përmes qytetit ka dalë sërish nga shtrati duke përmbytur pjesën më të madhe të qytetit. Problematike situata paraqitet në fshatin Gjorem dhe Sanxhak.

Mësohet se me dhjetëra hektarë tokë dhe shumë banesa janë përmbytur.

Ju kujtojmë se një situatë e ngjashme ndodhi edhe fundin e shtatorit.