HomeLajme

Përmbytje në Jordani, 18 të vdekur

Kanë humbur jetën të paktën 18 persona, kryesisht fëmijë  nga përmbytjet që përfshinë Jordaninë. Ekipet e shpëtimit kanë arritur që të shpëtojnë 37 persona gjatë një operacioni ku u përfshinë helikopterë, ushtarë dhe zhytës të mbrojtjes civile.

Autoritetet policore thanë për televizionin shtetëror se shirat e mëdha rrëmbyen një autobus me 44 fëmijë dhe mësues, të cilit po zhvillonin një udhëtim.

Ndërkohë një urë mbi Detin e Vdekur u shemb si pasojë e shirave me intesitet të lartë.

Këto janë reshjet e para pas përfundimit të sezonit veror.


TË NGJASHME