HomeLajmi i Fundit

Përmbytjet, 88 të vdekur në Indi

Të paktën 88 njerëz vdiqën dhe dhjetëra mijëra të tjerë u zhvendosën për shkak të shirave që shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dherash, në Nepal, Bangladesh dhe Indinë veri-lindore.

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë rritur, ku janë mobilizuar ushtria e Nepalit, forcat ushtarake dhe agjenci të shumta federale.

Pasi përmbytjet të tërhiqen do zbulohet shtrirja reale e dëmit që shkaktuan, ndërkohë numri i të vdekurve pritet të rritet.

Një total prej 19.6 milion njerëz në 12 rrethe janë prekur nga përmbytjet e papritura, edhe pse shirat pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Tashmë 16.520 familje janë zhvendosur, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, pasi lumenjtë e mëdhenj u rritën në nivele të rrezikshme.